Kryeministri Isa Mustafa, ishte i pari që propozoi krijimin e një komisioni ndërkombëtar që do të vlerësonte marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo pas kundërshtimeve të opozitës për këtë marrëveshje.
Por iniciativa e tij u konkretizua nga ish presidentja Atifete Jahajga.
Ajo themeloi komisionin në përbërje të tre anëtarëve me përvojë në këtë çështje.
Vlerësimi që bënë doli të jetë i njëjtë me atë të komisionit vendor.
Punën e komisionit ndërkombëtar e mbështeti edhe i pari i ekzekutivit dhe kërkoi nga opozita që ta pranojë atë.