Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me të dalë sot në punë ka nis pastrimin e objektit që u njollos me ngjyrë nga protestuesit e djeshëm.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe forcuar atë, duke bërë kështu thirrje që të mos dëmtohen institucionet.
Postimi i plotë:
DREJTËSI PËR ASTRITIN
Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.
Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.
Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.
Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend. /Telegrafi/