Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është parë mëngjesin e sotëm duke ecur në sheshet e Prishtinës.
Haradinaj është parë duke shkuar në Qeveri ku do të takohet me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
Kryeministri ka qenë i shoqëruar me njërën nga këshilltaret e tij, dhe përgjatë rrugës ai nuk ka hezituar t’u flasë edhe qytetarëve. /Telegrafi/