Telegrafi

Kryeministri në Drenas, ndjek nga afër stërvitjen e futbollistëve të Kosovës (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur stërvitjet para ndeshjes që e pret të enjten me Kroacinë.

Stërvitja po mbahet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndërsa për ta parë nga afër stërvitjen e futbollistëve të përfaqësuesve në Drenas po qëndron edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.

Kryeministri u ka uruar fat djelmoshave në të dy ndeshjet që do t’i zhvillojnë ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

Mustafa po ashtu sot ka pritur në takim grupin e tifozëve të përfaqësues të Kosovës në futboll “Dardanët”./Telegrafi/