Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur stërvitjet para ndeshjes që e pret të enjten me Kroacinë.
Stërvitja po mbahet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ndërsa për ta parë nga afër stërvitjen e futbollistëve të përfaqësuesve në Drenas po qëndron edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.
Kryeministri u ka uruar fat djelmoshave në të dy ndeshjet që do t’i zhvillojnë ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.
Mustafa po ashtu sot ka pritur në takim grupin e tifozëve të përfaqësues të Kosovës në futboll “Dardanët”./Telegrafi/