Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar nga Kuvendi që të votojë projektligjet për EULEX-in, pasi sipas tij një gjë e tillë do të ndikojë në forcimin e drejtësisë në Kosovë.
Në seancën plenare të Kuvendit që po vazhdon edhe më tej, Mustafa, në emër të Qeverisë dhe në emër të LDK-së ka shprehur qëndrimet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, pasi që thotë se një gjë e tillë do të forcojë shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që qytetarët të ndjehen më të sigurt.
I pari i Qeverisë thotë se ligjet për EULEX-in paraqesin një mendim të konsoliduar të gjitha institucioneve të Kosovë.