Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një lidhje direkte pë RTV Dukagjini, ka folur për takimin që kishte me residentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ku u bisedua për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillimet tjera.
“Gjatë takimit është vlerësuar se është arritur progres i madh, u vlerësua përkushtimi i institucioneve dhe qytetarëve. Biseduam për viza dhe presim që institucionet e BE-së në javët në vijim do të marrin vendimin e merituar, dhe pres që do të marrim një lajm pozitiv sa i përket vizave”, tha Mustafa në linjë direket në Radi Dukagjinin.
Mustafa më tej theksoi se Kosova ka përmbushur atë që është kërkuar nga KE-ja për procesin e vizave.
Kryeministri ka theksuar se nuk mund të flasë ende për datën se kur do të merret vendim për liberalizimin e vizave.
“Janë disa procedura, nuk mund të flasë tani për datën, por pres që do të bëhet në javët në vijim”, tha Mustafa./Telegrafi/