Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur rezultat të kënaqshëm barazimin kundër Finlandës, por ka thënë se përfaqësuesja jonë ka mundur ta fitojë sfidën.
“Paraqitje plot dinjitet. Kemi mundur të fitonim, por edhe barazimi në ndeshjen e parë ishte rezultat i kënaqshëm”.
“Përfaqësuesja e Kosovës u konfirmua si një ekip i denjë për garat ndërkombëtare. Respekt për të gjithë lojtarët dhe shtabin e përfaqësueses!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/