Site icon Telegrafi

Kryeministri Mustafa komunikon në Facebook me qytetarët

Kryeministri Isa Mustafa ka intensifikuar bashkëbisedimin me qytetarët edhe në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së diele, Mustafa i është përgjigjur një komentuesi i cili ka pyetur për angazhimet e tij në Qeveri në raport me LDK-në.

Në pyetjen e qytetarit Xhevdet Kastrati se a shpenzon energji më të madhe të punës në LDK, apo në kryeministri, Mustafa ka thënë se më shumë sesa orarin e plotë të punës e shpenzon me punë të Qeverisë. Kjo pasi që, siç shprehet Mustafa, qeverisja aktuale është certifikata për të treguar vlerat dhe seriozitetin e LDK-së.

Lidhur me LDK-në, ai ka thënë se e koordinon punën me nënkryetarët e LDK-së.

“I nderuari Xhevdet. Orarin e plotë dhe mbi atë, e shpenzoj në punë të Qeverisë. Kjo tani është certifikata për të treguar vlerat dhe seriozitetin e LDK-së. E koordinoj punën me nënkryetarët e LDK-së, me kryetarët e degëve dhe jam në terren pasdite dhe ditëve të vikendit.”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Exit mobile version