Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Kryeministri kërkoi nga institucionet relevante që të hetohet se çfarë ka ndodhur.
“Shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për vdekjen e një të riu në burgun e Prizrenit. Shpreh ngushëllimet e mia, kërkoj që institucionet të bëjnë veprimet e pavarura dhe të konstatohet se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.
Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa ishte i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/