Ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas pranimit të Kosovës në FIFA.
Si gjithë politikanët tjerë, edhe numri një i qeverisë ka uruar për pranimin e Kosovës në FIFA.
Ai ka paralajmëruar se për vendin do të vijnë edhe lajme të tjera të mira në ditët e ardhshme.
“Të dashur miq, Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira. 2016-ta pa dyshim është viti ynë. Kosova është gati!. Urime”, shkroi Mustafa. /Telegrafi/