Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët dhe institucionet janë krenar me paraqitjen e dinjitetshme të Shqipërisë të treguar në Evropian.
Ai mbrëmë ishte i ftuar nga Edi Rama për të pritur futbollistët e kombëtares shqiptare arritjen në atdhe.
“Djemtë e Kombëtares sonë arritën mbrëmë në atdhe me kokën lartë. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës e të Shqipërisë janë krenar me lojën dhe dinjitetin e treguar nga ta në Francë. Respekt i veçantë për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore”, ka shkruar Mustafa.