Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në këtë vit të mbarë për sportin shqiptar, pret një paraqitje dinjitoze të Shqipërisë në Euro 2016.
“Këtë vit të mbarë në sport mund të na e bëjë edhe më madhështor një ngjarje në vijim”, ka shkruar Mustafa.
“Pas triumfit të Prishtinës në Ligën Ballkanike, dy medaljeve të arta të Majlindës në Rusi dhe Francë, medaljes së Bronztë të Norës, pranimit në UEFA dhe FIFA, unë besoj në paraqitje dinjitoze të Kombëtares Shqiptare në Euro 2016”, ka shkruar ai, transmeton koha.net
“Pres shumë nga kombëtarja duke u bazuar në lidershipin e Lorik Canës, në reflekset e Etrit Berishës, në guximin e Taulant Xhakës, unitetin dhe aftësitë e krejt skuadrës si dhe strategjitë e De Biasit”.