Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është koha për të treguar talentin dhe kulturën tonë sportive.
“Sonte Kosova e fillon përfaqësimin në garat kualifikuese ndërkombëtare, duke shënuar pavarësinë e futbollit dhe duke realizuar ëndrrën e shumë brezave”.
“Më pëlqeu edhe emri i tifozëve, ‘Dardanët’. Ky emër më solli në mendje Presidentin Rugova që punoi me durim në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi për suksese në çdo fushë të jetës”.
“Thyerja e izolimit në sport na mori kohë, por edhe kjo, si çdo sfidë e integrimit të vendit u kalua. Do t’i kalojmë edhe sfidat tjera duke përfshirë udhëtimin e lirë”.
“Tani është koha që të tregojmë talentin dhe kulturën tonë sportive”.
“Shumë urime djema! Suksese edhe Kombëtares në ndeshjen e sotme”, shkruan në postimin e Mustafës. /Telegrafi/