Site icon Telegrafi

Kryeministri mbështet fëmijët me autizëm

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për të gjithë fëmijët me autizëm.

Ai këtë e ka bërë gjatë një takimi ku ka pritur fëmijët dhe drejtuesit e Shoqatës “Autizmi Flet”.

Mustafa, gjatë takimit, çmoi lartë përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe rezultatet e kësaj Shoqate që drejtohet nga prindërit e fëmijëve.

Nënat e fëmijëve e njoftuan kryeministrin Mustafa për aktivitetet, por dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen, si dhe për nevojën për më shumë përkrahje.

“Autizmi Flet” është shoqatë joprofitabile e themeluar nga prindërit e fëmijëve me autizëm për të ndihmuar integrimin e tyre.

Exit mobile version