Zdravko Krivokapiq njoftoi se problemet e qytetarëve që kanë jetuar në Malin e Zi për vite me radhë dhe nuk kanë ende shtetësi do të zgjidhen në periudhën e ardhshme.
Kështu së paku ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale kryeministri i Malit të Zi.
Ai shkroi në Twitter se numri i këtyre qytetarëve është i madh dhe të gjithë e meritojnë që çështja të zgjidhej përfundimisht.
“Qeveria e Malit të Zi do të fillojë zgjidhjen e këtij problemi në periudhën e ardhshme”, shkroi Krivokapiq.
Ndryshe, shumë shqiptarë që jeton tash e sa vite në shtetin malazez nuk kanë dokumente identifikimi të këtij vendi. /Telegrafi/
Veliki broj građana koji godinama žive u Crnoj Gori a nisu dobili državljanstvo naše zemlje zaslužili su da se to pitanje konačno riješi. Vlada Crne Gore u narednom periodu pristupiće rješavanju ovog problema. pic.twitter.com/vrOXVolY6G
— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) February 22, 2021