Mahathir Mohamad është Kryeministri ri i Malajzisë, që si 92-vjeçar, bëhet edhe udhëheqësi më i vjetër në botë.
Ish-Kryeministri që u largua nga pozita dhe u pensionua para 15 vitesh, është rikthyer në pushtet me përqindje të lartë votash.
Ai rrëzoi nga froni Najib Rezak, popullariteti i së cilit u ra si pasojë e skandaleve me korrupsion dhe ndjekjes së kundërshtarëve politikë.
“Duhet ta kemi qeverinë sot, pa asnjë vonesë. Ka shumë punë. Shteti është në telashe të mëdha dhe duhet të merremi me to sa më parë, që nënkupton sot”, ka thënë Mohamad në prani të mbretit në Pallatin Presidencial në Kuala Lumpur, përcjell Telegrafi.
Mohamed ka qenë kryeministër për 15 vjet, derisa u larguar më 2003 dhe njihet për modernizimin e Malajzisë, ndërsa njihet edhe si lider i rreptë që i burgoste rivalët.
Duke parë rënien e madhe ekonomike, ai la pensionin dhe i hyri garës për ta mundur Rezak, megjithëse kishte qenë mentor i tij dhe i ndihmoi të ngrihej politikisht.
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se partia tij kishte vjedhur rreth katër miliardë dollarë. Përfshirë 700 milionë dollarë në llogarinë e Rezak, si dhe një qafore me diamante në vlerë të 23 milionë dollarëve, që ia kishte dhuruar gruas. Por, ai ka hedhur poshtë çdo keq bërje.
Për të kthyer rendin, Mohamad ka paralajmëruar se do të aplikojë ligje të ashpra dhe angazhim maksimal. /Telegrafi/