Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti së bashku me ministren Nagavci dhe kryetarin Hyseni vendosin gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vendosur gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Kurti, gjatë deklaratës për mediat, theksoi se kjo është çerdhja e gjashtë me radhë në Komunën e Gjilanit.

“Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet Alban Hyseni dhe ka filluar qeverisja e mirë në Komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve të vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët, as në kuptimin institucional e as në kuptimin social,” deklaroi Kurti.

Ai bëri të ditur se projekti ka një vlerë prej 855 mijë eurosh, përfshin një hapësirë prej rreth 900 m² dhe do të jetë në dispozicion për 80 fëmijë.

Sipas planifikimit, Kurti potencoi se projekti pritet të përfundojë brenda 12 muajve.

Kurti e cilësoi këtë si një ditë të shënuar dhe të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Ndryshe, Kurti vizitoi edhe punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” si dhe stacionit e autobusëve në Gjilan./Telegrafi/

Exit mobile version