Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn.
Kryeministri, ka thënë se Enver Haradinaj është përballur shumë i ri me luftën dhe plagët që i sjell ajo, transmeton Telegrafi.
Dhe që ai, kishte dalë triumfues nga lufta, por që është më vonë është ndarë padrejtësisht nga jeta në liri.
Gjithashtu, nesër Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Dukagjin, përkujton dëshmorët e kombit Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidin e UÇK-së Enver Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri.
Përjetësisht,
Ramushi /Telegrafi/