Site icon Telegrafi

Kryeministri kroat pas vendimit për Sheshelin: Ky është turp

Kryeministri i Kroacisë, Tihomir Oreshkoviq duke komentuar vendimin e gjykatës së Hagës, që e shpalli të pafajshëm Vojisllav Shesheli ka thënë se vendimi është i turpshëm.

Shefi i qeverisë kroate për N1 ka paralajmëruar mundësinë që Zagrebi të vazhdojë me bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, derisa nuk reagon në mënyrë të duhur.

“Vendimi është i turpshëm. Kjo është humbje e Gjykatës dhe Prokurorisë së Hagës. Sot jam në Vukovar vend ky ku ka kryer krim dhe nuk ka treguar keqardhje. Ka djegur edhe flamujt e Kroacisë dhe të BE-së”, ka thënë Oreshkoviq, transmeton KP.

Exit mobile version