Site icon Telegrafi

Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq infektohet me coronavirus

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq doli pozitiv për coronavirus.

“Me rekomandimin e një epidemiologu, kryeministri Andrej Plenkoviq kreu një ri-testim për praninë e coronavirusit dhe rezultati ishte pozitiv”, njoftoi qeveria kroate, raporton reuters.

“Kryeministri më parë ishte vet-izoluar. Kështu që tani po urdhërohet të izolohet për 10 ditë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Kroacia regjistron 74 të vdekur dhe mbi 1800 raste të reja me coronavirus

Ai aktualisht po ndihet mirë dhe Kryeministri i Kroacisë vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.

Ndryshe, shteti kroat që nga fillimi i epidemisë ka regjistruar 128,442 raste të infeksionit gjersa kanë vdekur 1,786 njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version