Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet se “TVSH-ja ime” është një nga masat që jep efekt të shkëlqyer dhe për këtë shkak, gjysmë milion qytetarët e shfrytëzojnë këtë aplikacion për kthimin e TVSH-së.
“Sivjet kemi rritur limitin e kthimit nga 1.800 në 2.100 denarë për tre muaj ose 8.400 denarë në vjet që sigurohet nga buxheti. Gjatë 4 viteve të fundit, mbi 5.5 miliardë denarë janë kthyer te qytetarët, ndërsa sivjet, në tre muajt e parë janë kthyer 1.2 miliardë denarë”, u shpreh Kovaçevski.
Ai shtoi se këto suksese janë suksese të qytetarëve dhe kompanive, ndërsa me disiplinën fiskale siç është masa “TVSH-ha ime”, pagesa e tatimeve është pranuar si përgjegjësi ndaj shtetit që sjell përfitime.
“Kjo është pasqyra që e kemi krijuar për vendin tonë”, u shpreh mes tjerash kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/