Site icon Telegrafi

Nasim Haradinaj e quajti palaço ambasadorin amerikan, reagon kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se fyerja e përfaqësuesit të OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, janë në kundërshtim me etikën e diskursit publik dhe normave të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se në kohën  kur Kosova  po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese është e dënueshme.

“Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore. Fyerja e shprehur publikisht e Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës. I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version