Kryeministri japonez Fumio Kishida është zotuar të marrë hapa urgjent për të trajtuar shkallën në rënie të lindjeve në vend.
Dhe lidhur me këtë ai ka thënë se është diçka si “tani ose kurrë” për shoqërinë më të vjetër në botë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Është tani ose kurrë kur bëhet fjalë për politikat në lidhje me lindjet dhe rritjen e fëmijëve – është një çështje që thjesht nuk mund të presë më”, citohet të ketë thënë ai.
Në këtë drejtim, Kishida ka paralajmëruar se do të paraqesë plane për të dyfishuar buxhetin për politikat e fëmijëve deri në qershor.
Veç kësaj, një agjenci e re qeveritare për të trajtuar këtë çështje do të krijohet në prill.
Japonia pa një numër “rekord të ulët” lindjesh në vitin 2021, nga të dhënat më të fundit të disponueshme, duke shkaktuar rënien më të madhe natyrore ndonjëherë të popullsisë. /Telegrafi/