Telegrafi

Kryeministri kanadez, Truedau: Vala e tretë ka goditur vendin

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau paralajmëroi sot se vala e tretë e pandemisë ka goditur vendin.

“Vendet në të gjithë botën po përballen me një valë të tretë shumë serioze të kësaj pandemie. Dhe tani është e njëjta gjë në Kanada”, tha Trudeau gjatë një konference për shtyp.

Numri i shtrimeve në spital po rritet me shpejtësi dhe shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, paralajmëroi kryeministri.

Kanada regjistron pothuajse 5200 raste të reja të coronavirusit në ditë këtë javë, raporton aljazeera.

Provinca më e populluar e Ontarios u vendos në një bllokim të kufizuar gjatë fundjavës dhe ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për futjen e masave më të rrepta.

Më shumë se 23 mijë kanadezë kanë vdekur nga efektet e virusit deri më tani. /Telegrafi/