Site icon Telegrafi

Kryeministri kanadez: Nëse je përparimtar atëherë duhet të jesh feminist

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se nuk është ndonjë gjë me rëndësi nëse një burrë e quan veten feminist.

“Nëse je progresiv, atëherë me patjetër që duhet të jesh feminist pasi që ka të bëjë me barazinë, respektin ka të bëjë me atë që ta bësh botën një vend më të mirë”.

Më pas gjatë intervistës ai ka folur edhe për gruan e tij, Sophie dhe fëmijët e saj. Ai ka thënë se gjithmonë i mëson fëmijëve të tij për rëndësinë e barazisë gjinore, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri Trudeau ka treguar se sa feminist është kur në fillim të mandatit të tij ka bërë të ditur që gjysma e kabinetit të tij do të jetë i përbërë nga femrat.

E kur ai u pyet për këtë gjë përgjigjja e tij ishte e thjeshtë: “Sepse jemi në vitin 2015”.

Exit mobile version