Kryeministri kanadez Justin Trudeau është i njohur për stilin unik të veshjes, e në veçanti të çorapeve të pazakonta që preferon t’i vesh.
Dhe këtë traditë nuk e ka harruar as në Forumin Ekonomik Botëror, që këto ditë është duke u mbajtur në Davos të Alpeve të Zvicrës, transmeton Telegrafi.
Gjatë këtij Forumi që ishte organizuar edhe vitin e kaluar, Trudeau kishte mbathur çorape me kafka dhe eshtra të kryqëzuara me ngjyrë të verdhë, derisa këtë vit kishte zgjedhur t’i mbath një palë me rosa të verdha.
Trudeau njihet si njëri nga liderët e rrallë botëror që gjatë çdo takimi me homologët “shkëmben” nga një palë çorape.
Kështu gjatë takimit me kryeministrin e Irlandës, Endy Kenny kishte mbathur çorape me karakterin e filmit fantastiko-shkencor “Star Ëars”, pasi që edhe Kenny është adhurues i flakë i këtij filmi. /Telegrafi/