Site icon Telegrafi

Kryeministri kanadez në punë me të birin (Foto)

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili është edhe një prej meshkujve më të dashur në internet nga femrat, i ka treguar liderëve të tjerë në mbarë botën si të tërheqin vëmendje. Ai ka ditur ta bëjë mjaft mirë këtë, duke marrë me vete në zyrë djalin e tij 3-vjeçar.

45-vjeçari ka postuar disa foto te mrekullueshme me djalin në rrjetet sociale duke shkruar krahas tyre: “Kisha pak shoqëri në zyrë sot!”.

Fansat janë kënaqur me fotot e vogëlushit Hadrien që qëndron në tavolinën e punës së të atit dhe përshëndet delegatët e asamblesë gjatë një takimi.

Ai e ka gjetur kohën edhe për të luajtur kukafshehtas me të birin.

Exit mobile version