Telegrafi

Kryeministri kanadez ndihmon një person me aftësi të kufizuara të zbresë shkallët (Foto)

Pas vizitës së bujshme në Shtëpinë e Bardhë, së fundmi dhe deklaratave të tija rreth refugjatëve, kryeministri i Kanadasë vazhdon të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.

Të mërkurën, udhëheqësi Liberal ishte në një stacion metroje në Montreal dhe nuk hezitoi para se të bënte një akt mirësie që është përshëndetur nga gjithë bota.

Duke qenë se ashensorët në stacion ishin jashtë përdorimit, ai ndihmoi një person me aftësi të kufizuara të zbriste nëpërmjet shkallëve lëvizëse, shkruan syri.net.

Se bashku me një persona tjetër, lideri simpatik është kapur duke mbajtur në krah karrocën e personit me aftësi të kufizuara, të cilin madje e ka shoqëruar deri tek metroja.

Fotot nga vendngjarja janë shpërndarë nga miliona përdorues në Twitter.