Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në llogarinë e tij në Twitter e ka komentuar takimin me presidentin Thaçi.
Duke e shpërndarë komentin e Thaçi, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, një prej politikanëve të rinj më të popullarizuar në botë, e ka falënderuar Thaçin dhe ka thënë se i vjen mire që janë takuar dhe kanë diskutuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës.
“Faleminderit, Hashim. Është e mrekullueshme që u pamë dhe diskutuam për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta mes Kanadasë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Thanks, Hashim. Great to see you & discuss building even stronger bonds between Canada & Kosovo. https://t.co/hgKMDjhno4
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) November 22, 2017