Site icon Telegrafi

Kryeministri kanadez bën thirrje të ndalen protestat e shoferëve të kamionëve

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka deklaruar se protesta e shoferëve të kamionëve që ka paralizuar kryeqytetin Otava “duhet të ndalet”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Trudeau tha se kanadezët ishin “të tronditur dhe sinqerisht të neveritur” nga sjelljet e disa protestuesve, të cilat thuhet se kanë përfshirë vandalizëm dhe abuzim racor.

Drejtuesit e kamionëve janë mbledhur kundër rregullave të Kanadasë për vaksinën kundër COVID-19.

Automjetet e tyre kanë bllokuar Otava-n dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në qytet.

Për gati dy javë, qindra kamionë kanë bllokuar qendrën e qytetit, duke detyruar shumë biznese lokale të mbyllen.

Banorët gjithashtu u shqetësuan edhe nga zhurma e vazhdueshme e borive. Të hënën, një gjykatës i Otavës vendosi që shoferët e kamionëve të ndalojnë rënien e borive për 10 ditë.

Ndërsa shumica e protestës ka qenë paqësore, policia e Otavës ka thënë se është e shqetësuar për retorikën ekstremiste që vjen nga grupet e ekstremit të djathtë në tubim. Si dhe abuzimet racore dhe homofobike të raportuara, simbolet naziste janë shfaqur dhe protestuesit kanë kërcyer mbi Varrin e Ushtarit të Panjohur në Memorialin Kombëtar të Luftës.

Policia e Otavës ka thënë se janë duke hetuar më shumë se 60 incidente, duke përfshirë krimet e supozuara të urrejtjes dhe dëmtimin e pronës. /Telegrafi/

Exit mobile version