Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u detyrua të anulojë tubimin zgjedhor pasi dhjetëra protestues u mblodhën në tubim dhe bërtitën mesazhe të turpshme para fillimit të fjalimit.
Kryeministri kanadez duhej t’u drejtohej mbështetësve të tij në Bolton, por ngjarja u anulua për arsye sigurie, raporton bbc.
Ai shpreson të sigurojë shumicën në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme që i thirri në fillim të këtij muaji.
Look at how this crowd of demonstrators reacts when it's announced Liberal leader Justin Trudeau's event in Bolton, ON is called off due to safety reasons. Footage shot by the media's pool camera on the campaign. #cdnpoli pic.twitter.com/RILw8wJqYP
— Ashley Burke (@AshleyBurkeCBC) August 27, 2021
Përpjekjet e tij për të siguruar shumicën në zgjedhje thuhet se janë penguar ditët e fundit nga protestat kundër vaksinimit dhe masave të tjera kufizuese të qeverisë kundër COVID-19.
Më herët të premten, turma ndërpreu vizitën e kryeministrit në një furrë buke në qytetin Nobleton, me tallje dhe mbishkrime që shkruan “Tradhtia e Trudeau”.
Kanada ka shtyer zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme nga 15 gushti për 20 shtator. /Telegrafi/
https://twitter.com/PROTEST__NEWS/status/1430802276084600835