Site icon Telegrafi

Kryeministri i Kanadasë do të jap dorëheqjen?

Raportohet se kryeministri kanadez Justin Trudeau ka të ngjarë të njoftojë dorëheqjen e tij në ditët në vijim.

Burimet e lidhura me këtë çështje kanë thënë se 53-vjeçari mund të njoftojë qysh sot se do të largohet nga posti i kreut të Partisë Liberale në pushtet në Kanada.

Por bëhet e ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për dorëheqjen, megjithatë burimet presin që një njoftim të ndodhë përpara një takimi urgjent të politikanëve liberalë të mërkurën.

Mbetet e paqartë nëse Trudeau do të largohej menjëherë ose do të qëndronte si kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri liberal, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Trudeau ka udhëhequr partinë që nga viti 2013 dhe ka qenë kryeministër që nga viti 2015.

Ai është përballur me thirrjet për të dhënë dorëheqje nga një numër në rritje i deputetëve të tij mes rezultateve të dobëta në sondazhet e opinionit.

Ai është gjithashtu nën presion të shtuar që kur ministri i tij i Financave dha dorëheqje në dhjetor për një përplasje politike.

Ndryshe nga Britania e Madhe, nuk ka asnjë mënyrë formale që partia e Trudeau ta largojë atë nëse ai dëshiron të qëndrojë. /Telegrafi/

Exit mobile version