Telegrafi

Kryeministri japonez me paraqitje bizare, monton një zile druri në derën e vilës (Video)

Lidhjen e mirë që e ka Japonia me Kanadanë, Shinzo Abe ka dashur ta tregojë nëpërmjet një reklame bizare, ku shfaqet duke e montuar në derën e vilës, një zile druri në formë ketri.

Në llogarinë e kryeministrit japonez në Instagram, është shfaqur paraqitja e çuditshme që e tregon atë teksa e ngulitë me çekan, këtë objekt që ia kishi dhuruar kryeministri Justin Trudeau, kur po e vizitonte në Ottawa, transmeton Telegrafi.

Derisa në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë, Abe nuk duket të jetë në humor aspak të mirë, derisa ngulte gozhdën. Për dallim prej kryeministrit, gruaja tij dukej më se e lumtur, teksa e provonte zilen.

Ngjarja nuk është komentuar vetëm nga ndjekësit  në rrjete sociale, por u bë temë edhe e zyrtarëve shtetëtor.

Kjo për faktin, zilja ishte në formën e kafshës shtetërore kanadeze, e dhënë në mënyrë zyrtare. Atë do duhej vendosur në ndonjë kabinet zyrtar në Tokio, e jo në shtëpinë e tij private. /Telegrafi/