Site icon Telegrafi

Kryeministri i Izraelit ka premtuar që do të gjejë sulmuesit e autobusit

Kryeministri i Izraelit ka premtuar që do të gjejë personat përgjegjës për shpërthimin e autobusit në Jerusalem të hënën, raporton Reuters.

Shpërthimi la të plagosur të paktën 21 njerëz .

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se: “Ne do të gjejmë atë që ka vënë këtë mjet shpërthyes. Ne do të zbulojmë kush e bëri këtë. Ne gjithashtu do të gjejmë ata që qëndrojnë pas tyre. Ne do të lajmë hesapet me këta terroristë “.

Policia tha se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes në pjesën e pasme të autobusit. Shpërthimet vetëvrasëse në izraelite ishin të zakonshme në vitet 2000-2005 në kohën e revoltës palestineze, por kanë qenë të rralla që atëherë .

Exit mobile version