Site icon Telegrafi

Kryeministri i Italisë i mbijeton “votës së besimit”, por koalicioni në krizë

Qeveria e Italisë nën kryeministrin Mario Draghi është afër kolapsit pasi partneri i koalicionit populist Pesë Yjet u tërhoq nga një votëbesim i madh.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr një qeveri uniteti që nga shkurti i vitit 2021.

Por udhëheqësi i Pesë Yjeve, Giuseppe Conte e akuzoi atë se nuk bëri mjaftueshëm për të trajtuar krizën e kostos së jetesës.

Por, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, pavarësisht se fitoi me lehtësi votën e së enjtes në Senat, e ardhmja politike e z. Draghi tani është në dyshim.

Kjo pasi që kryeministri ka insistuar vazhdimisht se qeveria nuk do të vazhdojë pa Pesë Yjet.

Kështu, pas votimit ai u nis menjëherë për të takuar presidentin Sergio Mattarella, i cili pritej t’i kërkonte të qëndronte në detyrë.

Dhe nëse njeriu i quajtur “Super Mario” vendos të japë dorëheqjen për mungesë të mbështetjes politike, italianëve mund t’u kërkohet të shkojnë në zgjedhje qysh në këtë vjeshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version