Site icon Telegrafi

Kryeministri italian merr dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi dhe gruaja e tij, Maria Serenella Cappello, u vaksinuan për COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca herët të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti, i cili ka pritur radhën për grupmoshën e tyre, kanë marrë dozat e tyre të para në një qendër vaksinimi në stacionin qendror të Romës në Termini, kanë thënë burimet.

Ndryshe, vaksina e AstraZeneca për COVID-19 u pezullua në Itali dhe në vendet e tjera të Evropës, për disa ditë në fillim të këtij muaji si një masë paraprake mbi frikën se mund të lidhej me mpiksjen e gjakut.

Por Italia rifilloi përdorimin e vaksinës pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi se ishte e sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version