Telegrafi

Kryeministri italian merr besimin e deputetëve para provës në Senat

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka fituar një votim vendimtar të besimit në dhomën e ulët të parlamentit, duke u varur në pushtet pasi një partner i vogël u largua nga koalicioni i tij dhe shkaktoi një krizë politike mes pandemisë së coronavirusit.

Conte humbi shumicën javën e kaluar me largimin e ministrave të kabinetit që i përkisnin partisë së vogël, por të rëndësishme të ish-kryeministrit, Matteo Renzi, një vendim që pasoi me javë kritikash të reagimit ekonomik të qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, raporton aljazeera.

Pas një apeli ndaj opozitës dhe ligjvënësve jo të lidhur për “mbështetje të qartë”, qeveria e Contes fitoi të hënën votimin e dhomës së ulët me 321 vota kundrejt 259 sosh, një diferencë më e gjerë se sa pritej që i dha asaj një shumicë absolute në dhomën me 629 vende.

Conte do të përballet me një provë më të ashpër të martën në Senatin e dhomës së sipërme, ku qeveria kishte vetëm një shumicë të pakët edhe kur “Italia Viva” ishte ende pjesë e koalicionit.

Kryeministri këmbëngul se koalicioni i formuar në shtator të 2019 dhe i përbërë kryesisht nga Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë dhe Lëvizja populiste “Pesë Yje” (M5S), mund të vazhdojë pa Renzin. /Telegrafi/