Telegrafi

Kryeministri i Irakut thotë se ai do të japë dorëheqje

Pas një dite protestash të përgjakshme, kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, tha të premten se do të paraqiste dorëheqjen e tij në parlament në mënyrë që ligjvënësit të mund të zgjidhnin një qeveri të re.

Ai tha se do të paraqiste dorëheqjen e tij në parlament pasi qeveria përballet me gati dy muaj protesta vdekjeprurëse kundër elitës politike.

Njoftimi i transmetuar në televizionin shtetëror erdhi ndërsa kleriku i lartë shiit i Irakut, Ayatollahu i Madh Ali al-Sistani, tha në predikimin e tij të së premtes se parlamenti i cili e vuri në pushtet Abdul Mahdi duhet të “rishqyrtojë opsionet e tij”, transmeton Telegrafi.

“Në përgjigje të kësaj thirrje, dhe për ta lehtësuar sa më shpejt, unë do t’i paraqes parlamentit një kërkesë, dorëheqjen time nga udhëheqja e qeverisë aktuale”, thuhet në deklaratën, të nënshkruar nga Abdul Mahdi.

Udhëheqësi 88-vjeçar paralajmëroi këtë pas një dite vdekjeprurëse dhune, në të cilën forcat e sigurisë qëlluan 40 njerëz në kryeqytetet dhe provincat jugore.

Vdekjet e fundit sollën numrin e vrarë që nga 1 tetori në më shumë se 400 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Protestat e thella kundër të gjithë klasës politike dhe korrupsionit të shfrenuar përfaqësojnë sfidën më të madhe për klasën qeverisëse shiite që nga pushtimi i udhëhequr nga SHBA që rrëzoi Saddam Huseinin në vitin 2003. /Telegrafi/