Site icon Telegrafi

Kryeministri irakian shpall fitoren në Mosul

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka shpallur sot fitoren ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) në Mosul. Fitorja u arrit tre vjet pasi qyteti u pushtua nga ISIS, të cilët e shndërruan në kryeqytet të tyre.

“Shpall nga këtu fundin dhe dështimin e shtetit të gënjeshtrës dhe terrorizmit, të cilin grupi terrorist i ISIS e shpalli nga Mosuli”, ka thënë Al-Abadi në një deklaratë në televizionin shtetëror.

Gjatë luftimeve në këtë qytet janë zhvendosur mbi një milion njerëz, kurse kanë humbur jetën mijëra civilë. Mosuli ishte qyteti më i madh i pushtuar nga ISIS dhe njëri nga qytetet më strategjike që mbante nën kontroll.

Për çlirimin e Mosulit, koalicioni i përbërë nga ushtarë irakianë, kurdë dhe të SHBA-ve, kishte angazhuar mbi 100-mijë ushtarë, transmeton AFP./Telegrafi/.

Exit mobile version