Site icon Telegrafi

Kryeministri irakian deklaron fitoren ndaj ISIS-it

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka shkuar në pjesën veriore të qytetit të Mosulit për të përgëzuar forcat irakiane, për siç thuhet fitoren e tyre ndaj ISIS-it.

Siç kanë bërë të ditur mediat e huja, përcjell Telegrafi, kryeministri irakian ka falënderuar luftëtarët për siç ka thënë “fitoren e madhe”.

“Komandanti i forcave të armatosura [Kryeministri] Haider al-Abadi mbërriti në qytetin e çliruar të Mosulit dhe përgëzoi luftëtarët heroikë dhe popullin irakian për fitoren e madhe”, kanë thënë një deklaratë nga zyra e kryeministrit.

Po sipas mediave të huaja, tetë muajt e luftimeve kanë shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit, kanë vrarë mijëra civilë dhe kanë zhvendosur gati një milion njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version