Site icon Telegrafi

Kryeministri hungarez uron presidentin Thaçi

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të shtetit, në të cilët thotë shpreh vendosmërinë e tij se gjatë mandatit të Thaçit si president, Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Kjo është letra e urimit që kryeministri hungarez, Viktor Orbán, i ka dërguar presidentit Hashim Thaçi:

Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçit

President i Republikës së Kosovës

Shkëlqesia Juaj,

Më lejoni të shpreh urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.

Besoj vendosmërisht se gjatë mandatit tuaj Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, gjë për të cilën zotohemi se do të mbetemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Duke u mbështetur në bashkëpunimin tonë të suksesshëm, e mirëpres punën me ju.

Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrën tuaj shumë të përgjegjshme, ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta.

Sinqerisht juaji,

Viktor Orban
Kryeministër i Hungarisë

Exit mobile version