Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka deklaruar se është për zgjerimin e Bashkimit Evropian, posaçërisht me pranimin e Maqedonisë dhe Serbisë, pasi që do t’i jepte BE-së, energji të re, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë deklaratë, Viktor Orbán, e bëri për javoren gjermane ”Wirtschaftswoche”, duke shtuar se politika evropiane ka probleme me horizontin kohorë dhe se gjithçka do ta bëjë afatshkurtë.
Më tej, Viktor Orbán thotë se nuk mundet që Greqia të jetë anëtare e BE-së, ndërkaq në veri të saj të ketë shtete të cilat nuk janë antare në BE./Telegrafi/