Kryeministri Holandës, Mark Rutte do të zhvillojë në tur takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Burime qeveritare i thanë Top Channel se kryeministri Rutte do të qëndrojë për disa orë në Tiranë të mërkurën e 10 nëntorit.
Në fund të takimit dypalësh, kryeministri Edi Rama dhe homologu holandez do të dalin në një konferencë për shtyp.
Mark Rutte mban postin e kryeministrit që prej vitit 2010.
Ai është udhëheqës i partisë politike “Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci prej vitit 2006.