Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj vizitoi familjen e dëshmorit Selman Lajçi

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, ka vlerësuar se kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi që ua dërgon i biri.

“Kur je me ma të dashurit e një bashkëluftëtari, gjithnjë të mungojnë fjalët, sikur do me u dhënë një porosi qe ua dërgon i biri. Në familjen e dëshmorit Selman Lajçi, gjithmonë do të jehojë liria. Emocionues posaçërisht takimi me Selmanin e ri.

Lavdi e përjetshme atyre që ranë për lirinë e atdheut!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version