Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës të besimit katolik, me rastin e Festës së Krishtlindjes.

Në urimin e Kryeministrit thuhet:

“Të gjithë shqiptarëve katolikë, Klerit dhe Kishës, miqve ndërkombëtar të këtij besimi që shërbejnë në vendin tonë, iu përcjellë urimet më të përzemërta për Krishtlindje, kësaj feste që simbolizon lindjen e hyjnores dhe ripërtëritjen shpirtërore. Si popull të një trungu, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, andaj uroj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm udhëzues për tërë shoqërinë tonë.

Në këtë natë të shenjtë, u bashkohem lutjeve të besimtarëve katolikë që vlerat hyjnore të mishërohen ndër ne, përgjithmonë. Për shumë mot Krishtlindja! , thuhet në urimin e Haradinajt. /Telegrafi/

Exit mobile version