Telegrafi

Kryeministri Haradinaj udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës (SHBA), me ftesë të komunitetit katolik shqiptar Shën Pali, në Detroit për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donjeta Gashi.

Gashi tha se kryeministri Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit, si dhe do të takoj edhe zyrtarë tjerë të ShBA-së.

Ndryshe, kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912. /Telegrafi/