Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Vishegradit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  është takuar sot mepërfaqësuesit diplomatik të shtetit të Vishegradit.

Haradinaj në takim me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik, ka biseduar për aktualitetin politik dhe ekonomik në Kosovë dhe rajon.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim, kryeministri Haradinaj ka informuar ambasadorët për përkushtimin e institucioneve të Kosovës në forcimin e rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane.

Në njoftim thuhet se kryeministri Haradinaj, ka falënderuar qeveritë e vendeve përkatëse për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas në rrugën e integrimit evropian.

Po ashtu, njoftimi thekson se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik./Telegrafi/

 

Exit mobile version