Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj priti në një takim ambasadorin gjerman, Christian Held

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Held.

Siç ka njoftuar kryeministri Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Gjithashtu, Haradinaj në emër të Qeverisë, ka falënderuar për rolin konstruktiv të kancelares gjermane Angela Merkel, veçmas tani për thirrjen në takimin e Berlinit.

Shkrimi i plotë:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi. Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të Kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version