Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë (Foto)

E plotësuar: Ka filluar takimi në Pallatin e Brigadave në Tiranë në mes të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi është i mbyllur për media, ndërsa në ora 11:30 pritet të dalin me një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj është pritur me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave, raporton Telegrafi.

Pas takimit me Ramën, në orën 11:00 është paraparë takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

Takimi mes Haradinajt dhe Ramës do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për media, në ora 11:30.

Exit mobile version